Labels

Fatkeqësitë E Pastrojnë Besimtarin Nga Mëkatet


Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) të ketë thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë me të mëkatet”. Shënon Muslimi.
Koment i hadithit
Gjendja e muslimanit e tëra është e mirë për të, nëse goditet me ndonjë të mirë, e për këtë e falënderon Allahun shpërblehet. Gjithashtu nëse goditet me ndonjë të keqe e bën sabër (durim), ai për këtë ka shpërblim.
Allahu i Lartësuar thotë: “A mos menduat ju se do të hyni në xhenet e Allahu pa i ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë sakrifikuar (dhënë mundin) dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm?” Ali Imran, 142. 
Jeta e njeriut në këtë botë nuk mbetet në një moto dhe gjërat nuk rrjedhin në një formë gjithmonë, në të ka gëzim dhe hidhërim, shëndet dhe sëmundje, begati dhe fatkeqësi, pasuri dhe varfëri, lumturi dhe mjerim.
Dhe nuk ka asnjë besimtar i cili goditet me diçka nga kjo, e që bënë durim duke llogaritur, e që Allahu mos t’ia shlyejë me atë mëkatet dhe t’ia shtojë shpërblimet, derisa edhe nëse shpohet nga gjembi e që Allahu mos t’ia shënojë me këtë një shpërblim dhe t`i shlyhet një mëkat. Kjo është mëshira e Allahut me të cilën Ai ia kompenson besimtarit, i cili goditet me vështirësi.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’ju sprovojmë me nga pak frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ‘Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!’ Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. Bekare, 155-157.
Dobitë e hadithit:
1. Kjo botë është vend i sprovimeve, kurse bota tjetër është vend i shpërblimeve dhe të mirave.
2. Nuk ka shpërblim vetëm se pas sprovimit dhe se durimi i cili është i kërkuar nga besimtari është gjatë përplasjes së parë.
3. Gjendja e besimtarit e tëra është e mirë për të, nëse goditet me ndonjë e mirë e falënderon Allahun, kurse nëse e godet ndonjë e keqe duron dhe kjo është e mirë për të.
4. Allahu është i Butë me robërit e Tij dhe i Mëshirshëm me krijesat.
Përktheu: Alaudin Abazi

Ndalimi I Mashtrimit Gjatë Shitblerjes



Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Me një rast, derisa Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ishte  në treg, kaloi afër një togu (grumbulli) të ushqimit (që ishte për shitje), kur e futi dorën në të, atij iu njomën gishtat (nga lagështira). Ai tha: ‘O pronar i ushqimit, çfarë është kjo?’ Pronari tha: ‘O i Dërguar i Allahut, e ka zënë shiu (ushqimin)’ Ai i thotë: ‘Po t’i kishe vënë (të njomat) mbi ushqim që ta shohin njerëzit.’ Pastaj tha: “Nuk është prej neve ai që na tradhton.” Shënon Muslimi dhe Tirmidhiu.
Koment i hadithit
Mashtrimi është një fenomen mjaft i rrezikshëm në shoqëri. Ai tani te shumë njerëz është bërë element i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërnjerëzore, madje disa e rendisin atë edhe si aftësi mjaft të çmuar që duhet njohur mirë, nëse dëshirojmë përparim dhe avancim në punën që e bën, si në shitblerje, gjatë punës, derisa edhe nxënësi kur të hyjë në provim bazohet, në atë që do të arrijë të kopjojë, e jo në atë që ka mësuar.
Allahu i Lartësuar e ka ndaluar mashtrimin dhe ua tërhoqi vërejtjen atyre që e praktikojnë në ajetin kuranor:
“Të mjerët ata që peshojnë! Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, e kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangët.” Mutafifin, 1-3.
Këto ajete, përmbajnë kërcënime për njerëzit që e lënë të mangët peshoren, por, vallë çfarë është gjendja e atyre që tradhtojnë, vjedhin, keqpërdorin, mashtrojnë të tjerët me qëllim që ata vetë të përfitojnë?
Hadithi i lartpërmendur sqaron se si duhet të jetë praktika e njerëzve gjatë bashkëpunimit të ndërsjellë. Sinqeriteti, çiltërsia duhet të jetë bazë në marrëdhëniet tona me njerëzit, kështu që të fitohet besimi, lidhja dhe dashuria vëllazërore. Në anën tjetër të mënjanohet ligësia, mllefi, urrejtja dhe mosbesimi.
Për fat të keq, shumë nga tregtarët besojnë se pa tradhti, ose së paku pa gënjeshtër, është e pamundur të fitohet, prandaj shohim se njerëzit kur e njohin një person se është tregtar, atëherë edhe nuk ndiejnë besim ndaj tij. Sikurse, mashtrimi dhe gënjeshtra janë bërë pjesë të këtij profesioni. Kurse ne e dimë se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka qenë tregtar dhe e ka lavdëruar këtë punë, pastaj shumë nga shokët e tij si Ebu Bekri, Uthmani, etj., kanë qenë tregtarë të njohur. Por, të gjithë këta në punën e tyre kurrë nuk kanë mashtruar e gënjyer dhe ata kanë arritur të fitojnë dhe të bëhen të pasur.
Vërtet rreth dispozitave dhe normave që kanë të bëjnë me tregtinë në Islam ka mjaft çfarë të thuhet, posaçërisht rreth mashtrimeve që janë të përhapura gjatë shitblerjes, por ne nuk do të zgjerohemi me shpresë se në ndonjë rast tjetër do tu qasemi atyre më gjerësisht, por në këtë vend do të ndalemi vetëm në pikën që përmendet në hadith, pasi flitet rreth një shprehje mjaft të përhapur te tregtarët. Ajo që është bërë zakon te njerëzit që merren me tregti është se kur e ekspozojnë mallin në dyqanet ose edhe në tezgat e tregjeve, i vënë pemët dhe perimet më të mira dhe myshteriu vjen të blejë kualitetin që po e sheh, kurse shitësi i vendos në qese perimet që janë poshtë dhe që kanë filluar të prishen.
Nga ky hadith, mjaft qartë, kuptohet se në çfarë kritere duhet të nisemi, nëse dëshirojmë të bëjmë marketing rreth mallit që e kemi në shitje. Mënjanimi i hipokrizisë dhe gënjeshtrës është esenciale në këtë dhe kjo vërtetohet me pjesën e fundit të hadithit: “Nuk është prej neve ai që na tradhton.”
Por, nuk do të thotë se njeriu nëse ka ndonjë mall, i cili nuk është kualitativ ose ka ndonjë defekt, mos ta nxjerrë atë në shitje, jo kjo nuk nënkuptohet nga hadithi në asnjë formë. Shitësi ka të drejtë t’i shesë të gjitha llojet e mallrave, por nëse ka ndonjë defekt malli, atëherë ai duhet ta ketë parasysh këtë gjatë vendosjes së çmimit dhe t’ia sqarojë mangësinë atij që e blen. Ashtu siç e këshilloi Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) këtë njeri, që ta vërë ushqimin e njomur përmbi, ta shohin njerëzit defektin dhe kush dëshiron ta blejë të kuptojë se çfarë lloji i ushqimit është duke iu ofruar.
Dobitë nga hadithi
1. Domosdoshmëria e sqarimit të mangësive të mallit që shitet nga ana e shitësit.
2. Nëse bëhet ekspozimi i mangësisë që të shihet me sy, nuk është e domosdoshme të përmendet gjatë shitblerjes ajo, pasi myshteriu është duke e parë.
3. Ndalimi i mashtrimit dhe tradhtisë gjatë shitblerjes dhe se kërcënimin që e ka bërë Profeti (bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) rreth personit që e bënë atë.
4. Domosdoshmëria e këshillimit të ndërsjellë nga muslimanët.
Përgatiti : Alaudin Abazi

Butësia Me Shtazët



Transmetohet nga Ebu Hurejre se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Derisa një njeri ishte dukë udhëtuar e goditi etja shumë dhe e gjeti një bunar aty (në rrugë ). Zbriti poshtë në të dhe piu, pastaj doli. Kur doli e takoi një qen që lëpihej sikur donte ta hante dheun nga etja. Ai tha: ‘Ky qen paska etje ashtu sikurse kam pasur unë.’ Zbriti poshtë në bunar e mbushi këpucën me ujë e kapi atë për dhëmbë (për t’u ngjitur lartë) pastaj ia dha qenit të pijë. Allahu e lavdëroi atë (për këtë gjest) dhe e fali.” Ata që ishin prezent e pyetën: “O i Dërguar i Allahut! Vërtet ne kemi shpërblime për kafshët tona (që përkujdesemi)?” Ai tha: “Për çdo gjallesë (që e ushqeni) keni shpërblim.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
Koment i hadithit
Mëshira dhe dhembshuria te besimtari nuk është e kufizuar vetëm ndaj njerëzve, por kjo duhet të manifestohet edhe në butësinë që tregon ai ndaj shtazëve. Islami e mëson atë të ketë mirësjellje edhe ndaj kafshëve, posaçërisht ndaj kafshëve shtëpiake që i ka në përkujdesje dhe përfiton prej tyre.
Kjo ndodhi që tregohet nga Profeti (bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) se si njeriu arriti shpërblim dhe falje nga Allahu i Lartësuar pasi i dha ujë një qeni që kishte etje, tregon qartë vlerën e përkujdesjes dhe mirësjelljes me shtazët.
Ajo që  vlen të theksohet  rreth këtij hadithi është fjalia e fundit e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem): “Për çdo gjallesë (që e ushqeni) keni shpërblim”.
Ky përgjithësim na jep të kuptojmë se besimtari me përkujdesjen që tregon ndaj të gjitha gjallesave ai do të shpërblehet për to.
Edhe ky hadith tregon qartë se si Islami është një sistem që e rregullon jetën në këtë botë duke harmonizuar sjelljet e individit, jo vetëm me njerëzit, por edhe me gjallesat e tjera.
Nëse njerëzit në kohën bashkëkohore angazhohen në ruajtjen e të drejtave të kafshëve me anë të shoqatave që formojnë duke ia vënë vetes këto objektiva. Hadithi i lartpërmendur mjaft bukur sqaron qëndrimin e Islamit se si duhet të sillemi me shtazët. Ky fakt aludon përsosshmërinë e mësimeve islame dhe fisnikërinë e mësimeve të saj që e tejkalon çdo kulturë dhe civilizim.
Dobitë nga hadithi
1. Mëshira e njeriut nuk duhet të jetë e kufizuar vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj shtazëve.
2. Islami nxit në butësi dhe përkujdesje ndaj shtazëve.
 Përgatiti: Alaudin Abazi

Hadithe Të Shkurtra (Kush Dëshiron T’i Mësoj)?


Kush dëshiron t’i mësoj??
1. “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. (Mutefekun alejhi)
2. “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja.” (Shënon Muslimi)
3. Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të Fjalës së All-llahut (fesë së Tij – Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut.”      ((Mutefekun alejhi)
4. “Pasha All-llahun, unë i drejtohem me teube dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë.” (Buhariu)
5. “O njerëz, drejtojuni All-llahut me teube dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj teube All-llahut nga njëqind herë në ditë.” (Shënon Muslimi)
6. “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet sesa që do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fruta.”(Mutefekun alejhi)
7. “Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, All-llahu do ta falë.” (Shënon Muslimi)
8. “Vërtet All-llahu i Gjithëfuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri në gargarën e tij (në frymën e tij të fundit).” (Shënon Tirmidhiu)
9. “All-llahu xh.sh. thotë: “Në-se robin Timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t’ia kompensoj me Xhenet.” (Shënon Buhariu)
10. “All-llahu xh.sh. thotë: “Në-se robin Timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t’ia kompensoj me Xhenet.” (Mutefekin alejhi)
11. “Kujt dëshiron All-llahu t’i japë të mira, do të qëllohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit).” (Shënon Buhariu
12. “Kujt dëshiron All-llahu t’i japë të mira, do të qëllohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit).” (Transmeton Buhariu)
13. “Nuk është trimëri në dyluftim (mundje), por trimëri është ta përmbash veten nga zemërimi.” (Muttefekun alejhi)
14. “Një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: “Më porosit diçka (më përudhë).” I Dërguari tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: “Mos u zemëro!” (Transmeton Buhariu)
15. “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith sahih)
16. “Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet.” (Transmeton Muslimi)
17. “Ki ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jesh. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira.” (Transmeton Tirmidhiu dhe tho¬të se është hadith hasen)
18. “Vërtet All-llahu i Madhëruar xhelozon (nuk duron në asgjë shok). Xhelozia (mosdurimi i zënies shok) i All-llahut është kur njeriu i bën ato vepra të cilat All-llahu i ka ndaluar.” (Muttefekun alejhi)
19. “Njeri i mençur është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpre¬son se All-llahu do t’ia falë.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)
20. “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.” (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)
21. “O Zoti im, unë të lutem Ty për udhëzim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit).” (Transmeton Muslimi)
22. “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë, do t’ju furnizonte siç i furni-zon shpezët, gëdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith ha¬sen)
23. “Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lire.” (Transmeton Buhariu)
24. “Xhehenemi është i fshehur dhe i mbuluar me epshe, kurse Xheneti është i fshehur dhe i mbuluar me pakënaqësi.” (Muttefekun alejhi)
25. “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen, kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij.” (Muttefekun alejhi)
26. “Secilit prej jush Xheneti i është më i afërt sesa rripi (lidhësja) i këpucës së tij, e po ashtu është edhe xhehenemi.” (Transmeton Buhariu)
27. “Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen)
28. “Secili njeri do të ringjallet (në Ditën e gjykimit) në gjendjen në të cilën ka vdekur.” (Transmeton Muslimi)
29. “Assesi në asnj mënyrë mos e nënçmo asnjë ve¬për të mirë, qoftë edhe të takosh vëllanë tënd me buzëqeshje.” (Transmeton Muslimi)
30. “Kush shkon në xhami për namaz në mëngjes ose në mbrëmje, All-llahu për këtë do t’i përgatisë atij gosti (në Xhenet) në mëngjes ose në mbrëmje.” (Muttefekun alejhi)
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu